Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj katërmbëdhjetë zyrtarëve policor, të përfshirë në rastin e dt.18.02.2022, në fshatin Zllatar të Prishtinës.
Sipas aktakuzës, të pandehurit F.A., E.I., B.M., E.Th. dhe G.T., më 18.02.2022, rreth orës 22:00, në fshatin Zllatar të Prishtinës, në një villë në këtë fshat, në të cilën kishin organizuar një aheng privat, jashtë detyrës zyrtare, kanë vepruar në kundërshtim me rregullat për autorizimet e policisë dhe përdorimin e armës të parapara në Ligjin për Policinë, në atë mënyrë që në zhvillim e sipër të ahengut, kanë shtënë me armë zyrtare duke përdorur municion jozyrtar, gjersa ishin në tarracën e villës ku zhvillohej ahengu.