Lajme
Vranët dhe riga shiu – parashikimi i motit për dy ditë
Demokracia
17:45 | 31 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër dhe të shtunën pritet që në vendin tonë të mbajtë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të ketë kushte edhe për zhvillim të vranësirave të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre reshjeve të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në bimësi përgjithësisht.

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024