Lajme
Vranësira dhe intervale me diell, parashikimi i motit për fundjavë
Demokracia
20:51 | 14 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i Motit për 15 & 16 tetor 2022!

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit parashihet mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes.

Të ngjashme