Lajme
Voziti 212 km/h në zonën 130 km/h, ky është dënimi i shqiptuar nga Policia e Kosovës
Demokracia
14:24 | 19 Janar 2022

Share:

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h, policia ka identifikuar një shofer duke drejtuar mjetin me 212 km/h.

I njëjti është gjobitur nga policia me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme