Lajme
Vozitë veturën nën ndikimin e alkoolit, godet dy vajza
Demokracia
11:50 | 19 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në Leposaviq ka arrestuar një person, pasi dyshohet që i njëjti ka drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit dhe si pasojë ka goditur dy vajza.

Kjo është konfirmuar nga policia, përmes raportit 24 orësh, shkruan Demokracia.com

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij me targa vendore në ndikim të alkoolit i ka goditur dy viktima femra kosovare të mitura” thuhet në komunikatën e PK-së.

Pas tretmanit mjekësor vajzat janë liruar për në shtëpi, ndërsa i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme