Diaspora
Votuesit nga Gjermania dhe Zvicra, me numrin më të madh në këto zgjedhje
Demokracia
16:50 | 05 Shkurt 2021

Share:

Votuesit nga diaspora kanë shënuar rritje përgjatë viteve, me theks të veçantë nga viti 2010, kur edhe janë mbajtur zgjedhjet e para të Kosovës si shtet.

Në këto zgjedhje 102,100 qytetarë që janë regjistruar dhe verifikuar në KQZ për të votuar nga diaspora, për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019, kur ishin 35,087 të regjistruar, transmeton albinfo.ch.

Pesë vendet e para, prej nga kanë arritur më shumë aplikime janë: Gjermania, Zvicra, Austria, Franca e Suedia.

Referuar të dhënave nga KQZ-ja, në listën e aplikacioneve të aprovuara, prin Gjermania me 43 mijë e 49 aplikacione, pastaj diaspora nga Zvicra, me 26 mijë e 686, Austria me 4 mijë e 758, Franca me 4 mijë e 164 dhe Suedia 4 mijë e 69, transmeton tutje albinfo.ch.

Përveç shteteve të lartpërmendura, janë edhe me mijëra aplikacione të aprovuara që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, SHBA-ja, Belgjika, Kroacia, Sllovenia e shumë të tjera vende të largëta si: Japoni, Meksikë, Lituani, Panama, Somali, Kosta Rikë etj.

Nga ana tjetër, referuar të dhënava nga KQZ, nga procesi i kaluar zgjedhor, 2019, më së shumti aplikacione të aprovuara janë shënuar nga votuesit e Gjermanisë, me 11.449 vota, vendi i dytë sa u përket votuesve ishte Zvicra me 9.842 vota, nga Serbia ishin 4.337, nga Austria ishin 1.387 vota, Italia 1.137, Franca 1.091, Shtetet e Bashkuara 1020 dhe Suedia me 1007 vota, transmeton albinfo.ch.

Kujtojmë se në vitin 2019 numri i fletëvotimeve të dërguara përmes postës ishte dyfish më i ulët se ai i aplikacioneve të dërguara. Nga 40 mijë e 313 aplikacione në total, vetëm 20 mijë e 200 fletëvotime u dërguan përmes postës.

Të ngjashme