Lajme
Voton kandidati i LVV-së, Erden Atiq
Demokracia
10:27 | 23 Prill 2023

Share:

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq tashmë ka dhënë votën e tij.

Në një fjalë për media, Atiq ka thënë se është i sigurt që ditë të mira për Mitrovicën e Veriut po vijnë.

“Unë votova. Sapo e kreva obligimin qytetar. Shprehi mundësinë përmes televizioneve tuaja që të iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë në numër sa më të madh, të përkrahin kandidatin që është më i miri. Unë jam i bindur që për Mitrovicën e Veriut po vijnë ditë të mira. Kanë përfunduar ditët kur Mitrovica e Veriut është përmendur për konotacion të keq…jam i sigurt që ditë të mira për Mitrovicën e Veriut po vijnë”, ka deklaruar ai.

Aktualisht, në veri të vendit janë duke u zhvilluar Zgjedhjet e Jashtëzakonshme lokale për kryetarë të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Të ngjashme