Lajme
Voton Hoxhaj: Sot është ditë kur flasin qytetarët e jo ne politikanët
Demokracia
09:21 | 14 Shkurt 2021

Share:

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, sapo ka votuar.

Ka votuar kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, raporton Demokracia.com.

Pasi që votoi në ambientin e Fakultetit Filologjik në Prishtinë, Hoxhaj para gazetarëve tha se, sot është dita kur flasin qytetarët dhe jo politikanët.

“Sot është dita kur flasin qytetarët e jo ne politikanët. Besoj se sot qytetarët janë para dy opsioneve, para opsionit të rimëkëmbjes ekonomike apo para mjegullës dhe izolimit ndërkombëtar”, deklaroi Hoxhaj pas votimit. /Demokracia.com/

Të ngjashme