Sapo ka votuar edhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, sapo ka votuar.
Osmani e cila edhe është pjesë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, pas votimit i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë, pavarësisht se temperaturat janë të ulëta, raporton Demokracia.com.
“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithhë qytetarët nëpërmjet vullnetit të tyre të lirë do të votojnë për shtëpinë tonë të përbashkët, Kosovën. Natyrisht që është një ditë e ftohtë por i ftoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë që të votojnë masivikisht në këtë proces, e në veçantë gratë dhe vajzat sepse është një ditë e veçantë. Falënderoj mërgatën të cilët kanë marrë pjesë në këtë proces qoftë përmes postës apo që kanë ardhur fizikisht për të votuar. Falënderim për komisionerët dhe të gjitha OJQ-të që po e vëzhgojnë këtë proces në mënyrë që këto zgjedhje të jenë sa më të mira dhe sa më fer”, deklaroi Osmani.
Ajo po ashtu falënderoi edhe gazetarët, pasi që sipas saj, falë gazetarëve secili qytetar do të informohet në lidhje me këtë proces. /Demokracia.com/