Lajme
Votojnë pacientët nga Klinika Infektive, doktoresha Berisha tregon se si shkoi procesi
Demokracia
14:49 | 14 Shkurt 2021

Share:

89 pacientë janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive, 64 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe katër të tjerë në Intensivë. Nga atje, është bërë e ditur se të drejtë vote kanë pasur vetëm pacientët në listë.

Doktoresha Arjeta Berisha tha se të drejtë vote kanë pasur vetëm pacientët në listë dhe se ata kanë votuar.

Stafi mjekësor nuk ka pasur të drejtë të votojnë, tha Berisha për T7.

Berisha bëri thirrje për të gjithë votuesit që të ruajnë shëndetin, duke mbajtur distancën dhe duke vendosur maskat.

Kujtojmë se KQZ dy javë më herët i ka siguruar listat e të hospitalizuarve, mirëpo disa nga ta kanë ndërruar jetë dhe disa janë liruar pasi që janë shëruar./Demokracia.com/

Të ngjashme