Lajme
Votohet Ligji për Qeverinë, Tahiri paralajmëron se do ta dërgojnë në Kushtetuese
Demokracia
14:18 | 27 Tetor 2022

Share:

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Qeverinë.

Megjithatë, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njofton se këtë ligj do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese, pasi i është dhënë një e drejtë antikushtetuese zv-ministrit, kjo nuk mund të ndodhë. I është dhënë e drejta e votimit zv-ministrit e që është antiligjore”, ka thënë Tahiri në Kuvendin e Kosovës.

Ky Ligj është miratuar me 63 vota.

Të ngjashme