Analisti Albert Krasniqi e ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari.
Ai ka vlerësuar se propozimi arbitrar i tij për votim të fshehtë ka vetëm një qëllim.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se propozimi i tij ka për qellim të shmangë dështimin e Albulena Haxhiut.
“Propozimi arbitrar i kryesuesit të seancës konstituive për votim të fshehtë, ndonëse rendi i ditës ishte caktuar më herët nga kryetari i legjislaturës së kaluar në marrëveshje me përfaqësuesit e subjekteve politike, ka një synim të vetëm: të shmangë dështimin e kandidates së tij për të siguruar mbështetjen e deputetëve. Ky nuk është një propozim për të tejkaluar ngërçin, por thjesht një metodë tjetër për të vazhduar bllokadën”, ka shkruar ai.