Lajme
Votimi i armëpushimit në OKB u shty deri nesër
Demokracia
20:07 | 20 Dhjetor 2023

Share:

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka shtyrë sërish një votim që bën thirrje për një armëpushim të ri në Gaza, ndërsa diplomatët përpiqen të bien dakord për gjuhën e projekt-rezolutës.

“The Guardian” i është thënë se votimi tani është caktuar për të enjten në New York.

Draft rezoluta e OKB-së, e hartuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është ndryshuar disa herë për shkak të dallimeve të raportuara politike brenda administratës së Biden.

Votimi fillimisht ishte planifikuar për të hënën, por është shtyrë në mënyrë të përsëritur në një përpjekje për të shmangur një veto të tretë të SHBA që nga fillimi i konfliktit më shumë se dy muaj më parë.

Të ngjashme