Lajme
Votimet në Gjermani: Exit Pollet tregojnë rezultat të ngushtë mes SPD-së dhe bllokut konservator të Merkelit
Demokracia
18:37 | 26 Shtator 2021

Share:

Sondazhet e daljes në votime në Gjermani tregojnë se ka një rezultat të ngushtë mes SPD-së të qendrës së majtë dhe bllokut konservator CDU/CSU, të përkrahur nga Angela Merkel.

Të dy partitë morën 25 për qind të votave, sipas sondazheve të daljes.

Sondazhet tregojnë se të Gjelbrit morën 15 për qind të votave, Alternativa për Gjermaninë (AfD) 11 për qind, Demokratët e Lirë (FDP) pro-biznesit 11 për qind dhe partia e Majtë 5 për qind.

Nëse këto rezultate vlejnë, atëherë kjo hap një mori mundësish koalicioni.

Të ngjashme