“Perëndimi nuk duhet të heqë dorë nga furnizimi i Ukrainës me armë dhe para nëse dëshiron që Kievi të ketë sukses në luftën e tij kundër Rusisë. Ishte ky paralajmërimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
“Ukraina mund të mbizotërojë në këtë luftë, por ne duhet të vazhdojmë të fuqizojmë rezistencën e tyre.
Ajo u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Kievit që të vazhdojnë dërgesat e tyre të armëve dhe mbështetjen financiare për Ukrainën, raporton Reuters.
“Ukrainasit kanë nevojë për financim të parashikueshëm gjatë gjithë vitit 2024 dhe më tej. Ata kanë nevojë për një furnizim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm të armëve për të mbrojtur Ukrainën dhe për të rifituar territorin e saj të ligjshëm”, theksoi ajo.