Lajme
Von der Leyen kërkon urgjentisht të shtensionet situata në veri
Demokracia
12:16 | 27 Qershor 2023

Share:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se ka folur të martën me kryeministrin Albin Kurti, duke kërkuar që shtensionet situata dhe palët të kthehen në dialog.

Ajo shkroi në Twitter se gjatë ditës do të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Theksova nevojën urgjente për shtensionim dhe kthim në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve me Serbinë. Do të flas sot më vonë me presidentin Vuçiq”, shkroi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë “që menjëherë t’i ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”.

Kjo thirrje e Kurtit ka ardhur pasi të hënën është sulmuar me granta dore objekti i Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Kryeministri i vendit Edi Rama është pritur të martën në selinë e Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

“Duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme