Lajme
Von Der Leyen e mirëpret zbutjen e tensioneve në veri, përmend targat, rrymën dhe përgatitjet për zgjedhje atje
Demokracia
23:49 | 13 Dhjetor 2023

Share:

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar sonte, pas përfundimit të Samitit të BE-së – Ballkani Perëndimor në Bruksel, se rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së vie përmes përmbushjes së obligimeve të marra nga dialogu.

Von der Leyen, e ka mirëpritur zbutjen e tensioneve në Veri, duke përmendur në veçanti, targat, rrymën e përgatitjet për zgjedhje atje.

”E mirëpres zbutjen e tensioneve në veri, veçanërisht për targat, rrymën dhe përgatitjet për zgjedhje të parakohshme lokale”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Brukseli ka dalë me një deklaratë të gjatë nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor, në të cilën theksohet se udhëheqësit e BE-së dhe shtetet anëtare, presin progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e marrëveshjeve të arritura, dhe vazhdimin e përpjekjeve për uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Brukseli kërkon nga dy vendet që “të mos ndërmarrin veprime të njëanshme e të pakoordinuara që mund të shkaktojnë tensione dhe dhunë të mëtejshme si dhe të mos përdorin retorikë që nuk favorizon normalizim të marrëdhënieve”.

Të ngjashme