Lajme
Von der Leyen dënon sulmet vdekjeprurëse të Izraelit në Gaza
Demokracia
15:11 | 27 Maj 2025

Share:

Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 54 persona të hënën, përfshirë 31 në një shkollë të shndërruar në strehë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka dënuar valën “e neveritshme” të sulmeve ajrore të Izraelit në objektet civile në Gaza.

Kjo duke përfshirë një shkollë të shndërruar në strehë.

Këtë e tha gjatë një telefonate me Mbretin Abdullah II të Jordanisë të martën.

“Zgjerimi i operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza që synojnë infrastrukturën civile, midis tyre një shkollë që shërbeu si strehë për familjet palestineze të zhvendosura, duke vrarë civilë, përfshirë fëmijë, është i neveritshëm”, tha von der Leyen, sipas një njoftimi të Komisionit Evropian për telefonatën.

Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 54 persona të hënën, përfshirë 31 në një shkollë të shndërruar në strehë që u godit ndërsa njerëzit flinin, duke i djegur sendet e tyre, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.

Të ngjashme