Lajme
Von Cramon: Qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin e vizave qe një kohë të gjatë
Demokracia
16:01 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave qe një kohë të gjatë.

Në një postim në Twitter, Von Cramon është e bindur se negociatat ndërmet Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian do të do të çojnë në miratim sa më të shpejt.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave qe një kohë të gjatë. Ne jemi të bindur se negociatat ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian si bashkë-ligjvënës do të jenë të shpejta dhe do të çojnë në miratim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Viola von Cramon në Twitter.

Cramon ka qenë një nga avokueset më të mëdha që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen, madje duke shndërruar atë edhe në një kauzë të saj si europarlamentare.

Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian pritet të nisin shpejt diskutimet për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian kanë miratuar në Këshill dokumentin për vizat, duke i dhënë mandatin Presidencës çeke që të nisë negociatat në Parlament.

Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Të ngjashme