Lajme
Von Cramon për marrëveshjen në Ohër: Lajm i mirë, shpresoj në zbatim të shpejtë
Demokracia
09:44 | 19 Mars 2023

Share:

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka quajtur lajm të mirë arritjen e dakordimit për Aneksin e Implementimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Von Cramon në një postim në rrjetin social “Twitter” ka shkruar se shpreson që sa më shpejtë të zbatohet kjo marrëveshje.

“Është vërtetë lajm i mirë. Po shikoj me padurim të marrë më tepër detaje për këtë. Vërtetë shpresoj që të shoh zbatim të shpejtë”, ka shkruar ajo.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas përfundimit të takimit 12 orësh në Ohër, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024