Lajme
Von Cramon: Mali i Zi e meriton të jetë pjesë e BE-së
Demokracia
17:26 | 19 Maj 2022

Share:

Eurodeputetja Viola von Cramon është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili sipas saj, e ka transformuar skenën politike dhe ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme në sundimin e ligjit.

Von Cramon në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Mali i Zi e meriton të jetë shtet anëtar i BE-së, përcjell Demokracia.com.

“Mali i Zi është një partner i vlefshëm dhe i besueshëm perëndimor dhe meriton të bëhet së shpejti shteti i 28-të anëtar i BE-së!”, ka shkruar Von Cramon./Demokracia.com/

Të ngjashme