Lajme
Von Crammon e demanton Vuçiqin: S’ka ultimatum për planin franko-gjerman
Demokracia
14:44 | 02 Shkurt 2023

Share:

Eurdeputetja gjermane, Viola von Cramon, thotë se Serbisë nuk i është dhënë asnjë ultimatum në këmbim të pranimit të propozimit evropian, që njihet si plani franko-gjerman.

“Nuk ka asnjë ultimatum”, thotë von Cramon, kur komenton deklaratën e Presidentit serb, Aleksandër Vuciq, i cili përshkroi takimin me pesëshen diplomatike euro-amerikane si ultimatum ndaj tij për pranimin e planit franko-gjerman, në këmbim të mospezullimit të procesit së integrimit evropian.

“Të jeni të sigurt se ne nuk jemi këtu për të dhënë ultimatume. Përfaqësuesit e Perëndimit kanë ardhur në mirëbesim për t’i nisur gjërat dhe për t’i ofruar Kosovës dhe Serbisë një rrugë për të ecur para”, thotë eurodeputetja gjermane në një intervistë në Serbi.

Sipas saj, nuk ka pse të thuhet se ngec procesi i integrimit të Serbisë në Bashkim Evropian, nëse dështon të arrihet marrëveshja me Kosovës, pasi, sic thotë von Cramon, kjo është e dukshme.

“Është e qartë se çdokush në Serbi e di që pa një marrëveshje me Kosovës, nuk do të ketë integrim në Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja që unë mendoj se nuk është cështje konkludimi se integrimi evropian nuk përparon, nëse marrëveshja dështon – kjo është e qartë”, theksoni von Cramon.

Të ngjashme
Lajme • 04 Qershor 2024