Kompania Volkswagen planifikon të zhvillojë shumicën e softuerit të nevojshëm për makinat me sistem operativ autonom, tha të martën kreu i njësisë luksoze të prodhuesit të makinave gjermane Audi, transmeton Demokracia.com
Prodhuesi i makinave nuk po hedh poshtë bashkëpunimet në disa zona, tha Markus Duesmann, i cili si dhe drejtuesi i Audi-së është gjithashtu në bordin e menaxhimit të Volkswagen, ku ai është përgjegjës për kërkimin dhe zhvillimin.
“Por ne do ta bëjmë pjesën më të madhe të softuerit vetë në të ardhmen,” tha ai gjatë një ngjarje të industrisë.
I pyetur nëse Volkswagen po shikonte tek Alphabet’s Google si pikë referimi në zhvillimin e softuerit, Duesmann tha se dëshironte të ishte të paktën në të njëjtin nivel.
“Ne e pranojmë sfidën,” shtoi ai.
Daimler dhe Volkswagen janë duke punuar në sistemet e tyre operative për makina autonome për t’u siguruar që ata do të kenë një shans për të konkurruar me firmat e mëdha të teknologjisë si Apple dhe Amazon në fushën e të dhënave të automjeteve elektrike.
Pavarësisht thirrjeve për t’u bashkuar me rivalët, Volkswagen deri më tani po planifikon ta bëjë atë vetëm, duke treguar pozicionin e saj si prodhuesi i dytë më i madh i makinave në botë./Demokracia.com