Prodhuesi gjerman i makinave ”Volkswagen” mbylli një nga fabrikat e tij për shkak të infeksioneve të koronavirusit te punonjësit.
Masa hyri në fuqi për uzinën e ”Volkswagen”-it në qytetin verior të Braunschweigit.
Kompania dhe këshilli i punës vendosi të lejojnë personat e interesuar të marrin pjesë në një program pune afatshkurtër.
”Volkswagen” nuk pranoi të komentonte mbi numrin e punonjësve të prekur.
Sipas burimeve të ndërmarrjes, mijëra njerëz u prekën nga mbyllja, kohëzgjatja e së cilës nuk u bë e ditur.