Sport
Volejboll: Sot, Kosova përballet me Serbinë
Demokracia
15:02 | 21 Janar 2024

Share:

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në volejboll tek meshkujt, do të ketë punë sot me Serbinë.

Shorti i kualifikimeve për klasifikim në pozitat 5-6, deshi që t’i vë përballë njëra tjetrës këto dy shteta, historia mes tyre tashmë dihet.

Në një ballafaqim, i cili është përcaktuar nga pozitat nëpër grupet respektive, Kosova për herë të parë do të ndeshet me Serbinë.

Akoma nuk ka indikacion, nëse kjo përballje do të pranohet nga pala tjetér, përderisa te “Dardanët” e rinjë, shihet entuziazëm e përkushtim.

Kjo përballje është paraparë të luhet në orën 15:00 në Strumicë të Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme