Lajme
Vokrri për zv/kryetaren që drogohej në Leposaviq: “Nuk ka pasur reputacion të mirë, pas saj vjen dikush më i/e denjë”
Demokracia
21:26 | 31 Janar 2024

Share:

Reputacioni i saj s’ka qenë i mirë”, tha Zëvendës Ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, njëherit njeriu më prezent në Leposaviq – argumentativisht edhe më shumë se vetë rezidentët – duke folur për Zëvendës Kryetaren (tash të shkarkuar) Dragana Milletiq, e cila drogohej në objekt të komunës; pamje këto të cilat i ka publikuar Nacionale.

Vokrri – i cili krejt energjitë i veta i ka të investuara në vizita në Leposaviq – tha se që nga fillimi “nuk kam qenë i kënaqur” me Milletiq, dhe se “kam besuar që mund të kishte zgjedhje më të mirë”. Por, sipas Vokrrit, “do të vijë një më i/(e) denjë” në atë post.

Çka mund të them. Ajo që kemi parë është shqetësuese. Ka pas indikacione që mund ët ketë devijime të tilla, dëshmi nuk kemi pasur. Nuk kam qenë i kënaqur me zëvendëskryetaren, kam mendu që mund të ketë zgjedhje më të mira. Reputacioni i saj nuk është përfaqësuese e Leposaviqit, as për serbët. Mendoj se zëvendëskryetarja do të jenë më e denjë për atë pozitë”,

E dënoj (veprimin). Mendoj që organet e drejtësisë do ta kryejnë detyrën e saj”, tha Vokrri në Debat Plus.

Të ngjashme