Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2022 dhe njëherit epokën me trajnerin e ri, Alain Giresse.
“Dardanët” triumfuan thellë 5:0 kundër Kombëtares së Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pas ndeshjes, mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda thotë se nuk e kishte pritur këtë fitore.
“Me tregu drejt jo nuk kemi prit. Në futboll nuk i dihet kurrë, në futboll luhet një qind për qind. Besoj se sonte e kemi tregu vetën, edhe pse ishte vetëm miqësore, besoj se sonte e kemi kry punën”, tha Vojvoda.
Tutje, mbrojtësi i Torinos tregoi edhe një rol të ri që ka tani pas ardhjes së Giresse.
Vojvoda flet edhe gjuhën franceze, gjuhë me të cilën flet përzgjedhësi Giresse.
“Nuk është punë për mua, se nuk jam këtu për këtë, por më pëlqen kur mundem me ndihmu”, shtoi ai.
Kujtojmë se reprezentacioni i Kosovës pesë ditë më vonë do të vizitojë Zurichut për t’u ndeshur me Zvicrën në një tjetër takim kontrollues./Demokracia.com/