Sport
Vojvoda më i miri kundër Juventusit, vlerësohet me notën më të lartë në ndeshje
Demokracia
22:52 | 13 Prill 2024

Share:

Skuadra e Torinos dhe ajo e Juventusit barazuan pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.

Në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, shkruan Indeksonline

Vojvoda ishte më i miri në këtë ndeshje me notën më të lartë. Kosovari u vlerësua nga Sofa Score me notën, 7.6.

Lojtari i Torinos luajti 78’të minuta dhe ishte më i miri në fushë, duke bërë katër topa të gjatë, 54 prekje, 32 pasime nga 35 tentime.

Të ngjashme