Lajme
Vogel: Administrata Biden po i rehabiliton miqtë e Millosheviqit haptazi
Demokracia
17:55 | 13 Janar 2023

Share:

Një nga themeluesit e Democratiazation Policy Council (DPC), Toby Vogel, ka komentuar takimin e zyrtarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet, me kreun e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Sipas Vogel, Administrata e Joe Biden po i rehabiliton njerëzit e afërt të Sllobodan Millosheviqit. Sipas tij, këtë po e bëjnë hapur dhe as që po bëjnë përpjekje për ta fshehur.

“Rehabilitimi i miqve të Millosheviqit nga Administrata Biden po bëhet në nivelin më të lartë. Ata as s’po bëjnë përpjekje që ta fshehin një gjë të tillë”, ka shkruar Vogel.

 

Të ngjashme