Lajme
Vlora Çitaku përfundon zyrtarisht mandatin si ambasadore në SHBA
Demokracia
17:40 | 03 Mars 2021

Share:

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku e ka përfunduar mandatin e saj në këtë shtet.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se Vlora Çitaku e ka përfunduar mandatin e saj si ambasadore në SHBA, shkruan Demokracia.com.

Kjo ministri këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Ambasadorja e  Kosovës në #WashingtonDC  Vlora Çitaku ka përfunduar me sukses mandatin e saj. Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për shërbimin e saj dhe përfaqësimin e jashtëzakonshëm të #Kosovës në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së në Twitter.

Çitaku është ambasadorja e tretë e Kosovës në SHBA që nga shpallja e pavarësisë. Ajo më parë ka qenë ministre e Integrimit Europian dhe ish-zëvendësministre e Punëve të Jashtme.

Postimi i plotë i MPJD-së:

Ambasadorja e  Kosovës në #WashingtonDC  @vloracitaku ka përfunduar me sukses mandatin e saj.

Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për shërbimin e saj dhe përfaqësimin e jashtëzakonshëm të #Kosovës në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Suksese dhe mbarësi në angazhimet e radhës Ambasadore!/Demokracia.com/

Të ngjashme