Lajme
Vlora Çitaku për reduktimet e energjisë: Dimër i vështirë po na pret
Demokracia
11:56 | 17 Shtator 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka paralajmëruar se vendin po e pret një dimër mjaft i vështirë, pasi do të përballet me mungesë të energjisë elektrike.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka treguar se nga orët e mëngjesit kanë filluar reduktimet e energjisë elektrike, dhe kjo është një tregues se dimri do të jetë i vështirë.

Ajo thotë se veç te ne ka reduktime, edhe pse kriza me energji elektrike është globale, por shton se duhet të merren shembujt e vendeve të rajonit për t’u përballur me krizën energjetike.

“Rryma u ndalë prej orës 09:00, si paralajmërim për dimrin e vështirë që po na pret. Ne e dimë që kriza energjetike e ka kapluar tërë kontinetin tonë. Po vetëm në Kosovë ka reduktime. Mos shkoni më larg, ja ku e keni Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore. Merrni mësim.Kryeministër, kur nuk din, nuk është marre me pyet”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme