Arte
Vlora Çitaku për Cimën: Do të kujtojmë mes buzëqeshjeve dhe lotëve
Demokracia
12:28 | 26 Mars 2021

Share:

Ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka reaguar për vdekjen e humoristit, Rasim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar për vdekjen e Cimës, përcjell Demokracia.com.

“Na paska lanë Cima, një nga figurat më markante të artit skenik në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka shkruar se do ta kujtojë gjithmonë humoristin me mallë dhe krenari.

Postimi i plotë:

Na paska lanë Cima, një nga figurat më markante të artit skenik në #Kosovë.

Kemi me të kujtu përjetë mes buzëqeshjes dhe lotëve, me mallë e krenari.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10157683115702414

Të ngjashme