Lajme
Vlora Çitaku pas incidentit në Skenderaj: Turp të qoftë Nuredin Lushtaku
Demokracia
16:22 | 03 Korrik 2022

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në Skenderaj, ku një polic u plagos me armë zjarri dhe një tjetër me mjete të forta.

Për incidentin e ndodhur mbrëmë në Skenderaj, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, shkruan Demokracia.com.

Në këtë incident në të cilin dyshohet se është përfshirë Nuredin Lushtaku dhe dy djemtë e tij, Çitaku ka thënë se është i papranueshëm sulmi ndaj Policisë së Kosovës.

Ajo ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të reagojnë sa më parë në zbardhjen e rrethanave, duke theksuar se “Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen”, dhe se askush nuk është mbi ligjin.

Reagimi i plotë i Çitakut, pa ndërhyrje:

Turp të qoftë Nuredin Lushtaku.

Me e sulmu policinë e Kosovës duhet të jetë e papranushme në çdo rrethanë.

Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë. /Demokracia.com/

Të ngjashme