Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është drejtuar me një mesazh të fuqishëm emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Çitaku i ka kërkuar Lajçakut që ta çojë deri në fund misionin e tij, duke iu drejtuar me shprehjen “walk the walk”.
Ajo tutje ia ka kujtuar Lajçakut kohën kur si ministër i Jashtëm i Sllovakisë votonte kundër Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.
“Kryeni punën tuaj(ecni ecjen). Më kujtohet kur si ministër i Jashtëm i Sllovakisë votuat kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO…etj. Ne ju kemi dhënë përfitimet e dyshimeve, por siç thotë fjala e urtë: është lirë të flasësh”, ka shkruar Çitaku.
Kjo e fundit, këto komente i ka bërë duke iu referuar një deklarate të Lajçakut që thotë se në dialog prioritet do të jetë integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës.
Walk the walk, Mr. @MiroslavLajcak.
I remember when, as Foreign Minister of Slovakia, you voted against #Kosovo’s membership in #UNESCO…. etc.
We’ve given you the benefit of the doubt but… as the saying goes,
talk is cheap! https://t.co/0PJ4XUbPae— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) August 31, 2021