Lajme
Vlerësohet se njohja e Kosovës nga Ukraina nuk është afër
Demokracia
21:04 | 03 Mars 2024

Share:

Në asnjë moment nuk ka pasur hezitim për rreshtim pranë shteteve perëndimore në mbështetje të Ukrainës.

Kosova, me kapacitetet e saja, që nga shkurti i vitit 2022, është munduar të ndihmojë shtetin që po ballafaqohet me agresionin e Rusisë.

E këtë nuk e bëri vetëm me sanksionet ndaj Moskës.

Duke e pasur të pamundur ta ndihmojë me armatim, siç bënë shtetet e fuqishme, Forca e Sigurisë së Kosovës ndihmoi me trajnime, duke i përgatitur ushtarakët  ukrainas në disa fusha.

“Duke qenë edhe pjesë e grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrianës, me c’rast dhe kemi ofruar trajnime për pjestarët ushtarakë ukrainas, në fushën e deminimit, dhe gjithashtu të materieve të rrrezikshme Hazmat, me c’rast kemi pritur në trajnim shumë pjestarë, qoftë edhe të pjesës civile,” u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi.

Për këtë, Kosova u përmend vecanërisht në një publikim të Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, si anëtarja më e re operacionit Interflex, ku deri më tash janë trajnuar 34 mijë rekrutë ukrainas.

Trajnime të tilla, për një grup ukrainasesh ishin bërë edhe pak muaj pas fillimit të luftës, që ishin kryer në qytetin e Pejës.

Por përveç ushtarakisht, Kosova i hapi dyert dhe u bë një shtëpi e ngrohtë për rreth 20 gazetarë ukrainas dhe familjarë të tyre përmes një programi që po vazhdon tash e dy vite.

“Gazetarët marrin një rrogë nga Qeveria e Kosvës, gjithashtu apartmentet e tyre paguen, ndërkaq shërbimet të gjitha kryhen nga asociacioni i gazetarëve, duke iu mundësuar atyre integrim në Kosovë, si kurset e gjuhën angleze, gjuhës shqipe. 3 gazetare kanë marrë edhe fëmijët me vete, ata po i ndjekin shkollat private këtu,” tha Getoarbë Mulliqi Drejtoreshë në Asociacionin e Gazetarëve.

Megjithatë, Ukraina akoma nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ani pse ka zëra deputetësh atje që e përkrahin këtë ide, vecse vendimi ekskluziv i takon Volodymyr Zelenskit.

Bile deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko kishte propozuar një rezolutë për njohjen e Kosovës nga shteti i tij.

E hiç më pak se një ditë më parë nga samiti i Tiranës Presidentja Vjosa Osmani u shpreh e bindur se njohja nga Ukraina do të vijë me fitoren e luftës kundër Rusisë.

Por njohja nuk do të vijë shumë shpejt, sipas njohësit të mardhenive ndërkombëtare Fidan Ukaj, megjithëse vlerëson se Kosova është në rrugë të mirë.

“Lufta tashmë gjindet në një fazë kritike dhe po ashtu përqëdndrimi i Ukrainës është në mbledhjen e fondeve dhe armatimit që ta mposht Rusinë, dhe ta fitojë luftën, dhe mendoj se me përfundimin dhe fitoren ndaj Rusisë edhe njohja ndaj Kosovës do të vie. Kosova ishte ndër vendet e para në rresht për sanksione ndaj Rusisë dhe dënimin e agresionit,” u shpreh Fidan Ukaj Njohës i mardhënieve ndërkomëtare.

Përndryshe Kosova i ishte përgjigjur pozitivisht edhe thirrjes së Ukrainës për ndrihma humanitare, ku kishte ndarë 100 mijë euro për këtë qëllim.

Të ngjashme