Përkundër se kaluan të parët në avantazh me golin e Milot Rashicës, Norwich City u mposht nga Liverpooli në kuadër të javës së 26-të në Premierligë.
Liverpooli triumfoi 3:1 kundër Norwich në stadiumin “Anfield”, shkruan Demokracia.com.
Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ishte ndër më të vlerësuarit te skuadra e tij, sipas sajtit prestigjioz të vlerësimeve “Whoscored.com”.
Sulmuesi vushtrrias u vlerësua me notën 7.2, notë më të cilën u vlerësuan edhe dy bashkëlojtarët e tij, Sargent dhe Williams.
Lojtari më i vlerësuar sipas uebfaqes në fjalë ishte Mohamed Salah që mori notën 8.9.
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica ndonëse ishte në fushë nga fillimi u zëvendësua në minutën e 86-të.
Liverpooli me këtë fitore ka 57 pikë në vendin e dytë, ndërsa Norwich mbetet i fundit me 17 sosh. /Demokracia.com/