Kush janë futbollistët që kanë zhgënjyer deri tani në Serinë A? Prestigjozja italiane, “Gazzeta.it”, ka bërë vlerësimin sa i përket lojtarëve që nuk i kanë përmbushur pritshmëritë.
Lista është e gjatë dhe në të gjejmë nga një emër për secilin ekip ku spikat Mandzukic, Medel, Kolarov, Kalinic apo Pedro.
Gjithashtu aty ndodhen edhe dy futbollistët shqiptarë, shkruan sportekspres përcjell Demokracia.com. Thomas Strakosha është zhgënjimi më i madh tek Lazio teksa vendi i titullarit do t’i merrej nga Pepe Reina, që nuk i hapi rrugë në asnjë kompeticion.
Si dështimi më i madh në Serie A është konsideruar edhe Amir Rrahmani. Mbrojtësi i marrë me bujë nga Verona nuk ka treguar lartësinë e duhur te Napoli duke zhgënjyer tërësisht tifozët pas sezonit fantastik që kaloi me trajnerin Juric. /Demokracia.com