Lajme
Vlerësim i drejtë apo frikë nga refuzimi? Kurti: I takoj avokatët mbrojtës të luftëtarëve të UÇK-së
Demokracia
14:47 | 20 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media, ka folur rreth mundësisë së takimit me krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ai tha se ka vlerësuar që “është më e udhës” që t’i takoj avokatët mbrojtjes të të “gjithë luftëtarëve të UÇK-së”.

“Unë kam vlerësuar që është më e udhës që t’i takoj avokatët mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, në një paraburgim të stërzgjatur, sepse ka kaluar një vit e gjysmë prej se mbahen në paraburgim. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit i ka vizituar atje dhe unë ende nuk kam arritur të takohem me të pas vizitës së bërë dhe këtë do ta bëj aspak më larg se sot”, tha Kurti.

Të ngjashme