Lifestyle
Vlerat ushqyese dhe vitaminat që na ofron një gotë lëng karrote
Demokracia
11:00 | 17 Janar 2022

Share:

Nëse në regjimin tuaj ushqimor nuk duhet të mungojë një perime, ajo është karrota. Vlerat e saj ushqyese e vitaminat e bëjnë një ushqim shumë të shëndetshëm për sytë, lëkurën, dhëmbët e aparatin tretës.

Nëse ndodh rrallë që karrotën ta hani, sigurohuni që vlerat e saj ushqyese t’i merrni përmes lëngut të saj.

E pasur me vitaminë A

Vetëm një gotë lëng karrote në ditë mund të sigurojë 100% kërkesën e trupit për vitamin A.
Kjo vitamin është e mirë për sytë e përveç kësaj, vitamina A është e nevojshme për zhvillimin e indeve, veçanërisht ato në kockat tuaja.

Vitamina C
Lëngu karrotës është gjithashtu i pasur me vitaminë C. Pirja e një gote lëng karrote mund të plotësojë 35% të nevojave tuaja për këtë vitamin.
Vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit në lëkurë, forcon dhëmbët dhe eshtrat dhe duke qenë se është një antioksidant shumë i fuqishëm ndihmon në eleminimin e toksinave.

Kalium
Lëngu i karrotës përmban kalium, i cili është një mineral i rëndësishëm që ruan balancin e elektroliteve dhe lëngjeve të trupit.
Një gotë lëng karrote na siguron 10% të sasisë së përditshme të kaliumit. Mungesa e kaliumit në trup rrit rrezikun e sëmundjeve të veshkave.

Të ngjashme