Sport
Vlerat e ekipeve, dallimi mes Qipros dhe Kosovës është mbi 50 milionë euro
Demokracia
11:01 | 02 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës sot e nis rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e drejtuar nga trajneri francez, Alain Giresse sfidohen nga Kombëtarja e Qipros në udhëtim, raporton Demokracia.com.

Futbollistët e Kosovës konsiderohen favorit për të triumfuar ndaj qipriotëve që synojnë befasinë.

Kosova është dukshëm kombëtare më me vlerë sesa qipriotët, bazuar në sajtin “Transfermarkt”.

Vlera e Kombëtares kosovare është mbi 70 milionë, kurse e asaj së Qipros afër 19 milionë euro.

Sfida mes Qipros dhe Kosovës fillon nga ora 18:00./Demokracia.com/

Të ngjashme