ShowBiz
Vlera marramendëse e bizhuterive të Rita Orës
Demokracia
12:22 | 10 Shtator 2021

Share:

Rita Ora kohët e fundit tejkaloi shifrën prej 5.2 miliardë dëgjimesh në Spotify. Kengetarja shqiptare dukej se po festonte momentin e saj muzikor të martën ndërsa bëri një ndalesë në “Cartier” para se të dilte për darkë e veshur me stoli në vlerë më shumë se 30,000 funte (rreth 35 mijë euro), shkruan DailyMail.

Ylli 30-vjeçar i muzikës pop aktualisht është në Paris përpara se të kthehet në Londër, teksa ndau me ndjekësit një fotografi ku shfaqte koleksionin e saj të bizhuterive luksoze në dorën e saj.

“Një ndalesë e shpejtë”, u tha Rita fansave të saj në InstaStory, ndërsa shihej e ulur në dhomën e konsultimit të “Cartier” e veshur me xhinse të grisura dhe një bluzë gri.

Ylli i popit më pas ndërroi veshjet e mbrëmjes ndërsa doli për t’u shoqëruar me një xhaketë të gjelbër të markës “Gucci” dhe një kapele të përshtatshme të skuadrës “New York Yankees”.

Ajo shfaqi byzylykët e saj të krahut ndërsa u ul në karrigen e saj në tryezën e darkës me një unazë në çdo gisht, pesë byzylykë dhe një orë në dorë.

Ylli mund të shihej me një byzylyk me ar ngjyrë trëndafili 18 karat, një byzylyk të artë të verdhë dhe një orë dore që përputhej me rrathët tjerë.

Të ngjashme