Auto&Tech
Vlera e Bitcoin bie nën 20 mijë dollarë
Demokracia
17:36 | 18 Qershor 2022

Share:

Bitcoini ka rënë nën 20 mijë dollarë të shtunën, në nivelin më të ulët në 18 muaj.

Kriptovaluta më e madhe ka rënë 7.1 për qind në 18,993 dollarë, derisa më parë kishte prekur shifrën 18,732 dollarë, vlera më e ulët që nga dhjetori 2020.

Këtë vit ka rënë rreth 59 për qind, derisa kriptovaluta rivale eter e mbështetur nga Ethereum ka rënë 73 për qind.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, sektori i monedhës dixhitale është goditur këtë javë pasi kompania e huadhënies së kriptovalutave Celsius ngriu tërheqjet dhe transfertat midis llogarive.

Sektori gjithashtu ka pësuar humbje pasi kompani të tilla si Coinbase Global Inc, Gemini dhe Blockfi thanë se do të pushonin nga puna mijëra punonjës derisa investitorët braktisnin asetet e rrezikshme.

Të ngjashme
Auto&Tech • 22 Prill 2024