Lajme
Vjosa Osmanit i bëhet “bajat” ambienti i punës, Presidenca shpenzon 8 mijë euro në tavolina dhe karrige speciale
Demokracia
13:51 | 17 Mars 2023

Share:

Zyra e Vjosa Osmanit tash e tutje do të duket më ndryshe. Zyra e Presidentes ka dhënë një tender në vlerë të 8 mijë eurove për furnizim me tavolina dhe karrige. Është bërë me dije se me këto para do të blihen disa tavolina gjysmërrethore, tavolinë pune për stafin, karrige lëvizëse dhe karrige statike.

Ambienti i punës për të parën e vendit është vendosur të ndryshohet, duke investuar para nga buxheti i shtetit, shkruan Demokracia.com.

Tenderi që është dhënë për “Furnizim me tavolina të punës dhe karrige për nevojat e ZPRK-ës”, do t’i kushtojë buxhetit të shtetit afro 8 mijë euro.

Kontrata mes kompanisë fituese dhe Presidencës do të nënshkruhet sot.

“Vlera e përgjithshme e kontratës 7,929.60 euro. Furnizim me tavolina të punës dhe karrige për nevojat e ZPRK-ës. Data e dhënies së kontratës 16.03.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 17.03.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 2. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata ‘Graniti’”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Presidenca ka dhënë detaje edhe për produktet që do të blihen dhe si do të duken ato.

“Tavolina gjysmë rrethore ose drejtkëndëshe dimenzione 480 x 160 x 73. Tavoline pune për stafin, për pune në grupe, me dimenzione 160x200x74. Karrige lëvizëse orgonometrike. Karrige statike. Vitirine e mbyllur, ngjyre kafe te mbyllur, material mediapan me dimensione (100 x 60 x 240)”.

Për të gjitha këto blerje janë dhënë edhe arsyetime, duke treguar se për çfarë do të përdoren tavolinat dhe karriget.

Në përshkrimin e dhënë nuk mungojnë edhe preferencat e shijet për ngjyrat dhe specifikat tjera.

“Tavoline për takime e punuar nga MDF i laminuar dhe i lyer me llak, pjesa e elektrifikimit duhet te vije nga mesi dhe të lidhet me pjesën e sipërme, këmbët dhe mbajtëset e tavolinës duhet të jenë të punuara në mënyrë speciale nga alumini, pjesa e sipërme duhet të jete e fiksuar me profilet”.

Tutje për tavolinën tjetër thuhet se ‘përpunimi sipërfaqësor të bëhet me vaj organik, i certifikuar me standarde’.

“Tavoline pune për stafin, për pune në grupe, me dimenzione 160x200x74, konstruksoni nga metali I kromuar, forma si në foto, pllaka të jetë e punuar nga pllaka MDF e rimesuar me teksture bungu, me dizajn si ne foto, me trashësi 36mm, brinjët të  jene te veshura me shirit rimeso teksture bungu, me trashësi 3mm të punuara me material”.

Edhe karriget lëvizëse është kërkuar të jenë diçka më speciale.

“Karrige lëvizëse orgonometrike. Mekanizmi i sinkronizuar. Rregullimin e lartësisë se ulëses. Rregullimi i lartësisë se mbështetëses te duarve – krahëve me nivele te ndryshëm, të jenë të kromuara dhe pjese ku vendosen krahët të jene te planifikuara. Rregullimi i pjerrtësisë se mbështetëses, mbështetje te regullueshme te mesit, mbështetëse te jete nga rrjeta ulësja nga materiali shtof I kualitetit i lartë. Rrotëzat të jenë fi 55 mm mbajtëset nga alumini. Latuesi e mbështetëses minimum 112 cm.

Kurse tek karriget statike është kërkuar që të jenë nga kromi ne formë te shkronjës U.

“Karrige statike me baze nga kromi ne formë te shkronjës U, e veshur me lëkurë po ashtu edhe mbajtëset e duarve të jene të veshura me lëkure . Ulësja 54 x 50 mbështetësja 54 x 54,  lartësia nga toka deri te ulësja 45 cm. Vitrinë e mbyllur, ngjyre kafe te mbyllu, material mediapan  me dimensione ( 100 x 60 x 240 )”. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024