Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka realizuar një intervistë me gazetaren e CNN-it, Christiane Amanpour.
Osmani gjatë kësaj lidhje direkte ka folur për krimet që Serbia i mohon të kenë ndodhur në Kosovë, përcjell Demokracia.com.
Ajo tha se pas ardhjes në qeveri së bashku me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, do të shfaqin vullnetin për të biseduar me Serbinë.
“Ne edhe formalisht do të fitojmë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ka qenë një dekadë e vështirë për ne, ne kemi arritur me mbështetjen e ShBA-së të kemi njohje të shumta. Serbia pavarësisht krimeve në luftë ata ende e mohojnë krimet e tyre, parakusht për ne është që të kemi drejtësi për vrasjet e njerëzve. Asnjë nga kriminelët nuk është dënuar, kur të përfundojnë zgjedhjet unë dhe z. Kurti do të shfaqim vullnetin për të biseduar me Serbinë, por bota ka parë të vërtetën e luftës.Ne duam të lëvizim përpara, sepse njerëzit tanë e meritojnë këtë, por parakusht është që të vihet drejtësia në vend së pari”, tha Osmani.
Kujtojmë se Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidon si numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje dhe pas procesit zgjedhor, synon pozitën e presidentit./Demokracia.com/