Lajme
Vjosa Osmani “teleiset” me qëndisma ukrainase për Ditën e Vyshyvanka
Demokracia
22:03 | 19 Maj 2022

Share:

Sot është një ditë e shënuar për ukrainasit, të cilët festojnë Ditën e Vyshyvanka, festën e këmishës tradicionale të qëndisur nga vendasit.

Festës së ukrainasve i është bashkuar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila kohëve të fundit po merret kryesisht vetëm me dukjen e saj.

Duke mos pasur shqetësime më të mëdha, Osmani në Twitter ka publikuar një fotografi, ku shihet e veshur me një këmishë me qëndisma për të festuar festën e ukrainasve, shkruan Demokracia.com.

“Ne qëndrojmë me miqtë tanë ukrainas teksa e shënojmë këtë traditë të bukur që na kujton guximin, lirinë, besimin dhe forcën e Ukrainës”, ka shkruar Osmani,

Këmisha është një nga simbolet më të njohura të kulturës ukrainase dhe është praktikuar shekuj më parë.

Edhe presidenti Zelensky përmes një postimi në ‘Twitter’ shihet i veshur me veshjen tradicionale ukrainase të qëndisur.

Veshjen ai e ka përshkruar si “një amuletë e shenjtë mbrojtëse në luftën me Rusinë”.

Vyshyvankas është një model klasik i qëndisur me lule dhe bart kuptime si shpresa, dashuria, mbrojtja nga sëmundjet dhe nga syri i keq, raporton Demokracia.com.

Rajone të ndryshme të Ukrainës kanë modele të veçanta për këmishën, ku në disa rajone është e bardhë, por tani këto veshje janë të disponueshme pothuajse në çdo ngjyrë.

Vjosa Osmani nuk është parë asnjëherë e teletisur me veshjen tradicionale shqiptare. Madje, as në darkën e Lamës. /Demokracia.com/

Të ngjashme