Lajme
Vjosa Osmani takon dy kongresitë amerikanë, sërish mungon Albin Kurti
Demokracia
21:35 | 29 Prill 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kongresistët Ritchie Torres dhe Jum Himes, të dy bashkudhëheqës të Grupit për çështje shqiptare në Kongres.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook tha se ka falënderuar të dy kongresistët për angazhimin e jashtëzakonshëm në përkrahje të Kosovës.

“Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për të gjitha iniciativat që kanë për qëllim mbështetjen e shtetit tonë, përfshirë iniciativën për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin e afërt me kongresistët Torres e Himes, si dhe anëtarë të tjerë të Kongresit drejt avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve speciale me SHBA-të”, tha Osmani.

Edhe në këtë takim Osmani është parë pa kryeministrin Albin Kurti, më të cilin udhëtuan bashkë në SHBA ku morën pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Madeleine Abright.

Për dallim nga Kurti i cili nuk e ka takuar asnjë zyrtar të lartë amerikan, Osmani ka vazhduar vizitat me zyrtarë të ndryshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Demokracia.com/

Takim i “madh” i Kurtit në SHBA, takon ‘ideologen’ e krijimit të Lëvizjes Vetëvendosje

Të ngjashme