Lajme
Vjosa Osmani publikon fotografi nga samiti inaugurues i Komunitetit Politik Evropian, por jo fotografinë familjare ku ishte lënë në fund
Demokracia
21:23 | 06 Tetor 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë sot në Pragë, ku ka hedhur themelet iniciativa e presidentit francez, Emmanuel Macron, për Komitetin Politik Evropian.

Në fotografinë familjare të Komitetit Politik Evropian vërehet se presidentja Osmani është lënë fare në fund dhe mezi duket.

Fotografia familjare e samitit është publikuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjendet në qendër të fotografisë.

Edhe Osmani ka postuar disa fotografi nga kjo ngjarje, por nuk e ka publikuar fotografinë familjare, shkruan Demokracia.com.

Ajo në Facebook ka postuar vetëm disa fotografi me presidentin francez Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

“Mirënjohës presidentit Macron dhe kancelarit Scholz për takimin e sotëm përmbajtësor, për përkrahjen e tyre për Kosovën dhe angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tonë! 🇽🇰 🇫🇷 🇩🇪”, ka shkruar Osmani.

Në një tjetër postim, ajo ka publikuar disa fotografi me liderë të tjerë, shkruan Demokracia.com.

“Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike!”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme