Vjosa Osmani ftohet në emisionin “Hard Talk”, në BBC.
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu nesër do të jetë mysafire e emisionit “Hard Talk” në BBC, me autorin Stephan Sackur.
Këtë e ka bërë të ditur bashkëshorti i u.d presidentit, Prindon Sadriu përmes një postimi në Facebook, përcjell Demokracia.com.
“Nesër Presidentja në detyrë në programin më të ndjekur të BBC, ‘Hard Talk’ me Stephen Sackur.
CNN Amanpour para pak ditësh, tani BBC Hard Talk, PR më të mirë se kaq nuk ka si të bëhet për Kosovën. Dy programet politike më të ndjekura në botë nga audienca ndërkombëtare”, ka shkruar Sadriu./Demokracia/
Nesër Presidentja në detyrë në programin më të ndjekur të BBC, ‘Hard Talk’ me Stephen Sackur.
CNN Amanpour para pak…
Posted by Prindon S. Sadriu on Tuesday, March 16, 2021