Lajme
Vjosa Osmani përkujton ditën e Holokaustit
Demokracia
11:26 | 27 Janar 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka përkujtuar ditën e Holokaustit.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke përkujtuar ditën e Holokausitit, ka thënë se askush nuk mund të kuptoj dhimbjen më shumë sesa popujt të cilët kanë përjetuar histori të ngjashme, shkruan Demokracia.com.

“Sot, duhet ta kujtojmë dhe të ndihemi krenar për ndihmën të cilën shqiptarët i dhanë komunitetit hebraik në vitet e trishtimit. E përderisa kujtojmë kalvarin e hebrenjve, nuk ka si të mos përmendet edhe ndihma e shtetit izraelit ndaj kosovarëve të dëbuar dhunshëm në luftën e vitit 1999”, ka shkruar Osmani në profilin e saj zyrtar në rrjtin social Facebook.

Postimi i plotë i Osmanit, pa ndërhyrje:

Nuk mund ta njohë askush më shumë dhimbjen se sa popujt që përjetuan fate historike të ngjashme!

Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, bashkëndjejmë me miqtë tanë dhe ritheksojmë se gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia njerëzore deri më sot.

Sot, duhet ta kujtojmë dhe të ndihemi krenar për ndihmën të cilën shqiptarët i dhanë komunitetit hebraik në vitet e trishtimit. E përderisa kujtojmë kalvarin e hebrenjve, nuk ka si të mos përmendet edhe ndihma e shtetit izraelit ndaj kosovarëve të dëbuar dhunshëm në luftën e vitit 1999.

Në botë mbijetojnë vetëm miqësitë ndërmjet popujve e shteteve. Kosova, shqiptarët, Izraeli dhe izraelitët prej kohësh kanë ndërtuar urat e miqësisë.

Holokausti u kujtoftë përgjithmonë dhe shërbeftë në funksion të ndërgjegjësimit që ngjarjet si këto të mos ndodhin kurrë më. Përkujtimi i Holokaustit është riafirmim i të vërtetës, një nevojë prej së cilës nuk duhet të hiqet dorë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë!/Demoracia.com

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1918854544943467

Të ngjashme