Sport
Vjosa Osmani para ndeshjes Spanjë – Kosovë: Më shumë se lojë futbolli, gjithnjë krenari
Demokracia
20:12 | 31 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Spanjës do të përballet sonte me Kosovën në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në “La Cartuja” të Sevillës me fillim nga ora 20:45, shkruan Demokracia.com.

Para ndeshjes së sontme, mbështetje Kosovës i ka dhënë edhe deputetja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në rrjetin social “Facebook”, Osmani ka shkruar “më shumë se lojë futbolli, gjithnjë krenari”.

Postimi i plotë i Osmanit:

Më shumë se lojë futbolli, gjithnjë krenari!
Dardanët po e shpiejnë Kosovën anë e mbanë botës. Me secilën paraqitje e lojë të tyre, Kosova frymon më lirshëm, shteti ynë përçon mesazhe të shtetësisë, punës së ndershme e progresit të vazhdueshëm me shtetndërtim.
Sonte, në përballje me Spanjen, zemrat e mendjet i kemi me ju.
Çdo lëvizje e juaj do jetë një notë shtesë në himnin tonë, një valvitje shtesë e flamurit tonë, e një brohoritje shtesë për emrin e Republikës sonë.
E gjithë Kosova sonte jemi një!“. /Demokracia.com

Të ngjashme